Vrasja e dyfishtë në Shkodër, motra e Silvanës ka një mesazh të dhimbshëm
Kanë qenë të shumta reagimet për vrasjen e dyfishtë sot, në Shkodër.
Në njërin prej tyre, motra e Silvanës, nuk e fsheh dhimbjen.
“Pushofshi në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë. Do jeni gjithmonë në zemrat tona”.
Është ky postimi i Antoneta Ndocit, motra e Silvanës e cila u gjet këtë mëngjes e ekzekutuar së bashku me bashkëjetuesin e saj Boran Berçama, teksa fëmija i tyre i mitur përveçse i larë nga gjaku i prindërve, fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim.
Ajo ka postuar foton e çiftit që mbeti i vrarë dhe një mbishkrim prekës.
Familjet kane hapur dyert e mortit këtë të diel.