Presidentja e Kroacisë reagon pas humbjes së finales, mesazh për heronjtë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka komentuar pas përfundimit të finales së madhe të Kampionatit Botëror, ku Franca arriti që sot të bëhet Kampione e Botës në futboll.

Me rezultatin 4-2, Franca mposhti Kombëtaren e  Kroacisë në finalen e zhvilluar në Moskë.

“Djemtë e Kombëtares luajtën dhe e bënë historinë, jam krenare me ju”, ka shkruar Kitarovic në rrjetin social Facebook.