Griezman e ‘merr trofeun në shtëpi’: Sonte do fle me Kupën e Botës

Antoine Griezmann u shpall lojtari i ndeshjes finale të Kupës së Botës.

Lojtari krijoi golin e parë ku hodhi një krosim të rrezikshëm në zonë dhe Mandzukiç bën autogol.

Lojtari i Atletiko Madridit ka shënuar edhe një gol me penallti. Ndërkohë ai ka dhënë dhe një deklaratë pas ndeshjes.

Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës”, u shpreh Griezmann pas ndeshjes.