Këto janë fjalët e mëdha të Deschamp sapo u shpall kampion bote

Didier Deschamps sigurisht ka qenë shumë i lumtur teksa ka arritur më në fund të bëhet pjesë e elitës Botërore si personi i tretë pas Zagallo e Bekenbauer që fitonte Botërorin si lojtar e trajner.

Tekniku, pas festës, ka dhënë përshtypjet e para për këtë finale të fituar ndaj Kroacisë, duke pranuar se ekipi i tij nuk kishte shkëlqyer, por e kishte merituar gjithsesi.

“Është gjithçka kaq e bukur dhe e mrekullueshme. Disa janë kampionë në moshën 19-vjeçare. Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por kemi treguar cilësi mendore. Dhe pastaj kemi shënuar 4 gola. Ka meritë edhe për këtë.

Jemi nisur nga larg, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë, por me punë, tani jemi aty. Jemi në majën e botës për katër vite. Na kishte dhembur shumë kur humbëm Europianin para dy vitesh, por ndoshta na bëri mirë. Tani ky moment u përket lojtarëve. Pas 55 ditësh, në kemi bërë shumë punë. Ky është maksimumi.

I duam francezët, jemi krenarë që jemi francezë, që jemi ‘blu’. Rroftë Republika”, tha Deshamp pas ndeshjes.