Franca Kampione e Botës, vjen urimi i ish-kryeministrit

Franca është shpallur Kampione e Botës në botërorin e futbollit ‘Rusi 2018’, duke mundur në finale me rezultatin 4 me 2 Kroacinë.

Pas këtij triumfi ka ardhur edhe një urim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Finale fantastike!

Gjelat më të mirët, kthehen në Francë me kurorën e lavdisë të mbretit. Urime!

Kroatët më dinjitoz, më të mirë se kurrë më parë!

Ju lumtë!

Lojtari im, Eden Hazard, magjistari i këtij kampionati.