E vrullshme pjesa e dytë, Franca dhe Kroacia nuk kursejnë asgjë në këtë ‘betejë’

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës po luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-1 për francezët (Mandzukic autogol 18’, Griezman me penallti 38’/ Perisic 18’).

Në fillimin e pjesës së dytë kroatët kanë një rast të artë. Rebic gjuan fort, bën mrekullinë Lloris.

Fraksioni i dytë i lojës ka nisur vrullshëm, me të dy ekipet që nuk kursejnë asgjë, duke patur raste nga të dy portat respektive.