VIDEO/ Një autogol dhe VAR-i i japin Francës avantazhin në pjesën e parë

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës po luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-1 për francezët.

Në minutën e 18-të Mandzukic shkakton autogol.

Perisic në të 28’ barazon shifrat me një gjuajtje të fortë nga brenda zone.

Në të 34’, nga një goditje këndi francezët kërkojnë prekje të topit me dorë në zonë nga Perisic. Gjyqtari kryesor konsultohet me VAR dhe vendos për penallti.

Nga pika e bardhë Griezman gjuan saktë, duke kaluar përsëri francezët në avantazh, 2-1.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.