Ndërhyn VAR-i, Franca kalon në avantazh me penallti

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës po luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Në minutën e 18-të vjen goli i parë. Nga një goditje dënimi, topi krosohet në zonë dhe aty me kokë Mandzukic shkakton autogol.

Kroacia kërkon barazimin dhe Perisic në të 27’ shpërthen, por ndalohet nga Kante, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

Nga ky aksion Perisic barazon shifrat me një gjuajtje të fortë nga brenda zone (29’).

Ndërsa një rast i diskutueshëm është në të 34’. Nga një goditje këndi francezët kërkojnë prekje të topit me dorë në zonë nga Perisic.

Gjyqtari kryesor konsultohet me VAR dhe vendos për penallti.

Nga pika e bardhë Griezman gjuan saktë, duke kaluar përsëri francezët në avantazh, 2-1.