VIDEO/ “Ryanair” ulje emergjente, pasagjerët në panik brenda avionit

Një fluturim i Ryanair i nisur të premten në mbrëmje nga Dublini dhe i drejtuar në Zadar, Kroaci, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Frankfurt-Hahn, në Gjermani. Shkaku mendohet se ka qenë një humbje e presionit në kabinë.

Në bordin e avionit udhëtonin 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve janë dërguar në spital për kontrolle.

“Unë mund të them me siguri së është gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar në jetën time”, tha pasagjeri Roxanne Brownlee.

Në Twitter është publikuar një video e xhiruar nga një pasagjer brenda avionit.