Pas daljes së formacioneve zyrtare, ja si ndryshuan koeficentët e basteve

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës do të luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Pak minuta para se të nisë finalja, këto janë koeficentët e basteve të kuotuara nga kompanitë më prestigjioze.

Franca në fillim e kishte 2 koeficentin, tashmë me daljen e formacioneve zyrtare është ngritur paksa, duke shkuar në 2.15.

Sakaq, barazimi kuotohet përgjithësisht me 3, ndërsa nga 3.8 deri në 4.2 kuotohet fitorja e kroatëve brenda 90 minutave.