Këto e zbukuruan Botërorin, 2 mijë tifozë kroatë shtesë për finalen

Rreth 4 milionë kroatë janë mbledhur sot para televizorit dhe në sheshe për të ndjekur finalen e Botërorit “Rusi 2018”, ku kombëtarja e tyre do të luajë ndaj Francës.

Por mjaft tifozë kanë vendosur që ta ndjekin këtë sfidë “live” në Moskë, ndaj 2 mijë bileta më shumë janë prenotuar pak orë para finales nga tifozët kroatë.

7 avionë charter janë nisur sot nga aeroporti i Zagrebit direkt për Moskë edhe pse tifozët e dinë se mund të mos gjejnë biletë, por preferojnë të festojnë në rrugët e kryeqytetit rus.

Këta tifozë do t’u bashkohen mijëra të tjerëve që ndodhen në Moskë prej ditësh për të mbështetur idhujt e tyre.

Tifozët shpresojnë që të dalin me kokën lart në fund të finales, ashtu sikurse edhe tifozet femra kroate, të cilat kanë qenë një bukuri më vete i këtij Botërori.