Francezët supersticiozë, bëjnë këtë gjest gjatë nxehjes për t’i sjellë fat

Tek Kombëtarja e Francës duket se të gjithë janë supersticiozë. Në fushën e stadiumit Luzhniki, përpara se të niste nxehja e lojtarëve, ishin pjesëtarë të stafit teknik, që i rreshtuan topat që kishin në dispozicion, në formën e gërmës “F”.

“Blutë” e Francës e kanë bërë këtë ritual si traditë, në çdo nxehje të skuadrës përgjatë të gjithë turneut.

Ata e përsëritën sërish edhe tani, pak minuta para finales me Kroacinë, ndoshta si një shenjë fati për ta “gjelat”…