FOTO/ Shqiptari nuk përmbahet, pistoletën në gojë dhe e kërcënon me vdekje

Një borxh i pakthyer ende, ka bërë që një shqiptar i njohur me pseudonimin ‘Tito’ të arrijë në ekstrem.

Pasi ka gjetur borxhliun e tij, shqiptari i ka kërkuar paratë. Kur përgjigja ka qenë refuzuese, ai ka nisur kërcënimet që kanë arritur në ekstrem.

Për të ja bërë të qartë se e kishte seriozisht, shqiptar 44 vjeç kishte nxjerr nga çanta një pistoletë gjysëm-automatike dhe kishte kërcënuar borxhliun.

Ai ka shkuar deri aty sa i ka futur pistoletën në gojë.

‘Më kthe borxhin ose të vrava’, i ka thënë shqiptari personit tjetër. Pasi ka mbaruar me kërcënimet ‘Tito’ i ka marrë makinën borxhliut.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici. Kur këta të fundit kanë shkuar në banesën e 44-vjeçarit, në garazh kanë gjetur makinën dhe pistoletën e kërcënimit.

Menjëherë është vënë në pranga. Sipas policisë, shqiptari ka një sërë precedentësh penalë.