Kupa e Botës e Francës e lidhur me Deschamps, në 1998 ishte kapiten, sot trajner i ‘Gjelave’

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës do të luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Franca kërkon Kupën e dytë të Botës, pasi të parën e fitoi në vitin 1998.

Në atë Botëror të organizuar në shtëpi, Franca kishte kapiten Didier Deschamps, i cili grupi trofeun së bashku me Zidane apo emra të tjerë të mëdhenj të asaj periudhe.

Ndërsa sot, Didier Deschamps synon t’i dhurojë francezëve trofeun  e dytë, por këtë herë si trajner i “Gjelave”.