", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Tifozët francezë dhe kroatë mahnisin botën, e pabesueshme çfarë bëjnë para finales

"Vëllazëri" francezo-kroate para finales së lavdishme. Franca zhvillon sot ndeshjen më të madhe të 20 viteve të fundit, ndërsa Kroacia luan sfidën më të rëndësishme në histori.

Përkundër këtij fakti, tifozët e dy Kombëtareve janë të bashkuar para ndeshjes.

FIFA ka publikuar një video ku tifozët francezë dhe ata kroatë, brohorasin të bashkuar në rrugët e Moskës.

“Franca, Kroacia, Franca, Kroacia”, ishin thirrjet e tifozëve, që qëndronin së bashku.

Ndryshe nga Euro 2016 në Francë, në Rusi organizimi ka qenë shumë më i mirë, gjë që edhe ka parandaluar huliganizmin.