Reali shumë afër nënshkrimit me portierin e Chelsea

Real Madridi janë afër marrëveshjes për ta transferuar Thibaut Courtois nga Chelsea për 35 milionë euro, thonë raportet më të fundit.

Portieri belg pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare ku do t’i përfitojë 11 milionë euro për stinor. Pas tij pritet të transferohet edhe Eden Hazard i cili e ka pranuar dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin.