Bonucci – Man Utd, lajmet e fundit nga Anglia

Leonardo Bonucci mund të transferohet në Premierligë.

Sipas “Daily and Sunday Express”, Manchester United ka shprehur interesim për italianin, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas një sezoni dëshpërues me Milanin, ish-futbollisti i Juventusit mund t’i bashkohet Jose Mourinhos për 30 milionë paund.

Mourinho kërkon të forcojë mbrojtjen, pasi që ajo ka lënë shumë për të dëshiruar në edicionin e kaluar.

Pos Bonuccit, Milani do t’i shesë edhe disa lojtarë tjerë.