Në gjendje kaotike, por Milani refuzon 70 milionë për dy “yjet” e ekipit

Epoka kineze ka përfunduar, ndërsa Milani tashmë është marrë në dorë nga “përmbaruesi” amerikan “Elliott”, i cili fatmirësisht vazhdon të ofrojë garanci për tifozët se e ardhmja e këtij klubi mund të jetë sërish e madhe.

Gjithsesi, problemet qëndrojnë dhe rregullimi i bilancit është një domosdoshmëri, prandaj shitja e një kampioni të kësaj skuadre duket më se e nevojshme për të ulur deficitin sezonal dhe nga ky fakt kërkojnë të përfitojnë disa prej klubeve angleze. Mançester Junajtid ishte spekuluar prej ditësh se është interesuar për shërbimet e kapitenit Leonardo Bonuçi, por “Elliott” dhe Milani kanë refuzuar ofertën prej 32 milionë eurosh për të, duke e quajtur shumë larg pretendimeve dhe vlerave të futbollistit.

Sërish nga Premier Liga, dje ka pasur një tentativë të Uest Hemit për blerjen e fantazistit Suso, duke ofruar 38 milionë euro, por edhe në këtë rast, përgjigjja nga Milano ka qenë negative