Manjani mbledh plaçkat dhe ikën nga Saranda, lë pas këtë pusullë

Pa bërë as tre ditë plazh, ish-ministri Ylli Manjani është detyruar ta braktisë Sarandën. "Thjesht mblodhëm plaçkat dhe ikëm..." shkruan ai në rrjetet sociale duke lënë pas këtë "pusullë":  

"Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! - shkruan ai në FB. - Betejë me bashkinë por edhe me qytenarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra... Rezultati 0. 

Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje... Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim... Shumë keq! Zhul shekullor..." përfundon Manjani.

Fotot e publikuara nga Manjani në Fb: