Ylli brazilian: “Jemi të bekuar që mund ta shohim Mbappen”

Ish-ylli i Brazilit, Kaka, e ka lavdëruar punën e Kylian Mbappes gjatë këtij Botërori dhe thotë se fansat e futbollit janë të bekuar që po e shohin talentin francez duke luajtur.

Mbappe, 19-vjeç, ka shkëlqyer deri më tani në Kampionatin Botëror në Rusi, duke shënuar tre gola në gjashtë ndeshje, kështu duke i ndihmuar skuadrës së tij për të arritur në finale ku do të përballet sot me Kroacinë, transmeton Gazeta Express.

Kaka i cili ka bërë 92 paraqitje për Brazilin gjatë karrierës së tij dhe ka fituar Botërorin në vitin 2002, e ka lavdërua sulmuesin e PSG-së me paraqitjet e tij. 

“Mendoj se gjëja më e mirë që mund të themi për të është shpejtësia e tij”, tha Kaka.

“Ai është vetëm 19-vjeç, por nganjëherë duket si 35-vjeçar, shumë i matur, e kontrollon lojën, merr vendime të mira”.

“Mendoj se ai e ka një të ardhme shumë, shumë të mirë dhe ta shohësh një 19-vjeçar duke luajtur dhe duke bërë paraqitje siç është duke i bërë ky në Botëror, atëherë ne jemi të bekuar që kemi mundësinë për të parë diçka të tillë”.