Berisha: Forca e Krimit godet fuqishëm në Shkodër, killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ashpërsi sot pas vrasjes së rëndë që tronditi Shkodrën, ekzekutimin e ish-Shefit të Krimeve dhe bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së tyre.

Berisha, në mesazhin e tij në rrjetet sociale shprehet se "killeri shkoi drejt selisës së partisë siçiliste" dhe akuzon në veçanti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, i cili vazhdon të trumbetojë me forcë sukseset e operacionit "Forca e ligjit", të cilin me ironi e emërton "Forca e Krimit". 

Berisha shkruan:  "Forca e Krimit godet fuqishëm në mes të rrugës në Shkodër! Ekzekutohen ish-shefi i Krimeve dhe bashkëshortja e tij. Killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste. Narkopolicia në Shkodër ka detyra të tjera të rëndësishme. Qyteti në dorë të krimit! Ndërkohe Xhafa i drogës shpall në Vlorë suksesin imagjinar ‘zero kanabis’! Ngushëllime familjeve të viktimave!" përfundon Berisha.