VIDEO/ Vaksinohet një nga luanët që gjenden në Shqipëri, problem i tij - mbipesha

Një nga luanët që gjenden në një kopësht zoologjik në Shqipëri, u vaksinuan dje, të shtunën, nga veterinerë shqiptarë dhe të huaj. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Fier, në bashkëpunim me Four Paws dhe një grup specialistësh veterinerë bëri ekzaminimin dhe vaksinimin e kafshëve të egra në atë park. 

Në video duket një nga luanët nën veprimin e sedativëve dhe veterinerët që po e ekzaminojnë. Në përgjithësi, gjendja e luanëve ishte e mirë, por mbipeshë. Tek njeri prej tyre u konstatuan probleme renale.