Klauzola e çuditshme, Chelsea nuk mund të blejë më lojtarët e Napolit
Pas lamtumirës së Jorginhos, që ka ndjekur Sarrin në Londër, Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka marrë masat.
Ai ka detyruar Chelsean të nënshkruajë një marrëveshjes që e ndalon klubin londinez të kërkojë lojtarët e “axurrëve” për disa vite me radhë.
Falë kësaj marrëveshja të arritur mes dy palëve, Chelsea ka mundur ta marrë Maurizio Sarrin pa qenë e nevojshme të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij.
Një marrëveshje mjaft interesante, duke ditur faktin që shumë lojtarë të Napolit mund të dëshirojnë të luajnë në Premierligë.