Lajm i pabesueshëm nga Varane para finales së Botërorit

Raphael Varane nuk e di se çfarë është të humbësh një finale.

Mediat franceze kanë transmetuar një fakt shumë interesant për mbrojtësin, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka luajtur 10 finale në karrierën e tij dhe i ka fituar të gjitha!

Varane mungoi në finalen e Euro 2016 ndaj Portugalisë dhe aty Franca pësoi disfatë.

Fatkeqësisht për Kroacinë, Varane luan sot nga minuta e parë.

Tradita do të vazhdojë apo do të thyhet? E mësojmë sot.