Pas Ronaldos, tjetër lojtar largohet nga Reali i Madridit

Enzo, i biri i Zinedine Zidanes është larguar nga Reali për tu bashkuar me Rayo Majadahonda në Segunda Division të Spanjës

Prej vitit 2004 Enzo ishte pjesë e akademisë së të rinjve por gjithashtu ai ka luajtur edhe me ekipin e parë në Kupën e Mbretit.

Tani, Reali e ka huazuar atë te skuadra që militon në një nivel më të ulët të futbollit spanjoll.