Sociologu i njohur në Syri.net: Rama është frikacak, bën si i fortë nga indiferenca e qytetarëve

I ftuar në studion e Syri.net, sociologu i njohur Ergys Mërtiri u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të ndalojnë prishjen e teatrit, dhe të mos lejojnë ndërtimin e kullave.

Sipas tij Teatri është një çështje për të cilën ja vlen të protestosh, duke shtuar se Rama ka frikë nga qytetarët.

‘Fakti që qeveri shkel ligjet tjetërson pronën vetëm e vetëm për ato kulla, tregon se kemi të bëjmë me nj akt të pastër korruptim. Kjo është një protestë shumë planëshe, për të cilën ja vlen të protestosh.

Rama përpiqet që të krijojë në opinion idenë se ai është i fortë dhe me të nuk ja vlen të merresh sepse ai të mund. Në fakt ai nuk është fare i fortë, por bën si i fortë vetëm  prej indiferencës së njerëzve. Ne kemi prova ku tregojnë që Rama tërhiqet pas reagimeve qytetare’, tha Mërtiri.