Reagim zyrtar: Armando Cungu merr drejtimin e Kukësit
Tashmë nuk ka më dyshime dhe Kukësi ka zyrtarizuar Armando Cungun në krye të klubit verilindor.
Ashtu siç ishte paralajmëruar Cungu rikthehet nën drejtimin e Kukësit duke zëvendësuar në këtë mënyrë Peter Pakult.
Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kukësi njofton se Cungu do të marr drejtimin e skuadrës që në ditën e sotme.