Lugina e Preshevës dëshiron përfshirje në bisedimet Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkesa konkrete për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Këshilltarët shqiptarë nga tri komunat në Luginën e Preshevës kanë miratuar sot Deklaratën politike me të cilin kërkojnë që Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të jetë i përfshirë edhe statusi politik i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ata po kërkojnë reciprocitete me serbët e veriut të Kosovës, kërkesë kjo që ditë më parë ka irrituar autoritetet serbe, shkruan Gazeta Express.

Në deklaratë më tutje shtohet se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinë.

Shqiptarët e Luginës thonë se në Serbi janë minoriteti më i diskriminuar ndërsa presin që të kenë e të ushtrojnë funksione qeveritare në Beograd.