U tha se gruaja e Alban Dudushit do të prezantonte ‘Pasdite në Top Channel’, ja si përgjigjet Bieta: Tregu është i hapur

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar lajmi se Bieta Sulos do t’i besohej prezantimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’, të cilin këtë sezon e ka drejtuar gazetarja Juli Krisafi. E kontaktuar nga ‘Revistawho.com’, Bieta nuk e ka mohuar këtë informacion por as e ka pohuar, duke thënë se tregu është i hapur si për drejtuesit e televizioneve por edhe për gazetarët.

 ‘Unë jam e angazhuar me “Top Talent”, talent show më i ri që fillon të merkurën në ‘Top Channel’. Sezoni veror është një treg i hapur për drejtuesit e televizioneve dhe gazetarët për projekte të reja, në funksion të një sezoni të ri televiziv edhe më të suksesshëm. Talentet e reja po përzgjidhen, “Top Talent”, të mërkurën 18 Korrik, ora 22.00 në ‘Top Channel’- ka thënë Bieta./revistawho