VIDEO/ Përfundon pjesa e parë në finalen e vogël Belgjikë-Angli, ja rezultati

Belgjika e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë përballë Anglisë në ndeshjen e vlefshme për “finalen” e vogël në Kampionatin Botëror.

Goli i vetëm u shënua shumë shpejt pasi në minutën e 4’ ishte Meunier ai i cili dërgoi topin drejt rrjetës.

Minutat në vijim takimi u zhvillua i hapur ku dy skuadrat kanë pasur raste të shuma për shënim por pa mundur për të finalizuar.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës do të përcaktohet zyrtarisht edhe skuadra që do të pozicionohet në vendin e tretë në këtë event madhështor.