Sa para fiton Enca nga Instagrami? Këngëtarja jep përgjigjen, duke thumbuar kolegët e saj

Në vendin tonë këngëtarja Enca Haxhia mbahet si “mbretëresha” e rrjetit social “Instagram” pasi është shqiptarja me më shumë ndjekës. Ajo numëron gati 2 milionë ndjekës.

Enca është shumë aktive, ku poston foto e video të ndryshme për të gjithë fansat e saj dhe gjithmonë tërheq vëmendjen me publikimet që bën.

Ndërkohë në foton e fundit këngëtarja ka postuar një informacion, ku thuhet se Kim Kardashian fiton më shumë para nga një postim në “Instagram”, sesa fiton presidenti Donald Trump gjatë gjithë vitit.

Në mbishkrim enca ka folur në anglisht për vete, duke thumbuar edhe kolegët e saj: “Unë ende nuk bëj më shumë para / postim sesa presidenti ynë, por bëj më shumë se të gjithë armiqtë e mi së bashku”.