FOTO/ Ekzekutimi i Hysës, vrasja e 2015 për të cilën ishte në kërkim

U zhduk pa lënë gjurmë dhe gati 1 javë më pas është gjetur i ekzekutuar.

Elion (Keisi) Hysa ishte në kërkim që prej vitit 2015 për vrasjen e të riut Edmond Theodhori në Sarandë.

Për të gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vjet më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.

Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.

Edmond Theodhori

Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale.

Një ditë më pas, 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhorin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejsbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.

Tre persona u arrestuan një ditë pas, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Elion Hysa.

Elion Hysa