EMRI/ Digjet ‘Benz-i’ në Gjirokastër, shpëtojnë dy persona

Një automjet ka marrë flakë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Automjeti tip ‘Mercedez-Benz’ me targa AA346JT po drejtohej nga Hekuran Çela nga Tepelena.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po shuajnë flakët e zjarrit.

Ndërkohë që po hetohet për shkaqet e këtij zjarri rastësor.

Në automjet udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja.

Ngjarja ka ndodhur përbri serave të fshatit Mashkullore.