Shqiptari bën për spital gruan dhe vajzën

Një shqiptar 42-vjeçar, banues në Monteprandone, provinca e Ascolit, në Itali, është ndaluar nga karabinierët për ushtrim dhune në familje, ndaj gruas dhe vajzës minorene.

Shqiptari, bojaxhi me profesion, duket se e ka pasur zakon rrahjen e gruas e të fëmijëve.

Por këtë herë, pasi ka bërë që gruaja e vajza të shkonin në spital, është denoncuar.

Këtë herë nuk është arrestuar, por në rast përsëritjeje të sjelljes së dhunshme, do të marrë një ndëshkim të rëndë sipas ligjeve.