Ja pse Milani mund ta shesë Bonuccin, PSG dhe Manchester City gati ta rrëmbejnë

Vetëm një vit më parë, Leonardo Bonucci tronditi verën e futbollit italian me transferimin e tij të fuqishëm nga Juventusi te Milani, me një emërim të menjëhershëm si kapiteni i kuqezinjve. Vështirë, nëse jo e pamundur, të imagjinojmë skenarin që na pret sot, teksa Bonucci është duke shkuar drejt një divorci me Milanin, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Dje, menaxheri i tij, Lucci, ishte në bisedime me Fassone dhe Mirabelli për katër orë. Aty është folur për të ardhmen e Bonuccit, por edhe për Suso (një tjetër largim i mundshëm) e Bertolacci, i cili duhet të mbetet nën kërkesat specifike të Gattusos. Duket e vështirë për të arritur në një vendim përfundimtar përpara datës 21 korrik, ditën e takimit që do të përcaktojë strukturën e Milanit të ri dhe përfundimisht do të zbulojë emrin e drejtorit të ri.

Ama, gjërat janë të qarta: Bonucci është bërë shpenzues për Milanin. Me shitjen e tij, kuqezinjtë do të shpëtojnë 18 milionë euro në angazhim dhe do të regjistrojnë një fitim kapital në buxhet, nëse e shet ish-mbrojtësin bardhezi për një shifër prej mbi 32 milionë eurosh.

Blerësit nuk mungojnë, mes PSG-së së Buffon, i cili do ta donte atë në Paris, dhe Manchester City, ku drejton admiruesi i tij, Pep Guardiola. Ja pra që në skenë del sërish Bonucci, që verën e kaluar bënte lëvizjen e madhe Juventus-Milan, ndërsa tani, një vit më vonë, mund ta shohë veten përsëri me valixhe në dorë…