Prezantohet tek Juventusi por idhulli i tij është Nesta

Mattia Caldara është rikthyer te Juventusi pas huazimit tek Atalanta. Në fakt Juventus e ka blerë lojtarin një vit më parë dhe e ka lënë të huazuar tek klubi zi kaltër.

Tani Caldara është rikthyer në Torino dhe pritet të jetë protagonist në mbrojtjen e Zonjës së Vjetër. Lojtari është prezantuar nga klubi dhe ka marrë fanellën me numër 13.

Për këtë zgjedhje ai ka një arsyeje, pasi ka idhull ish-mbrojtësin e MIlanit dhe Lazios Alessandro Nesta.

“Kam zgjedhur numrin 13 për nder të Nestës, pasi ai është idhulli im”.

“Sa i përket lojtarëve të Juventusit, kam në dhomën time një poster të Chiellinit. Për ta kuptuar më mirë mentalitetin e këtij ekipi të madh, mjafton të shohësh përgatitjet e Barzaglit”, tha Caldara.

Reprezentuesi italian ka folur edhe për transferimin më të madh të kësaj vere, Cristiano Ronaldon të cilin do ta ketë shok skuadre.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që do të luajë me Ronaldon në një skuadër”.

“Mezi pres të fillojmë stërvitjet dhe të shoh se si stërvitet e të mësoj nga ai”, ka thënë Caldara.