VIDEO/ Roshi protagonist, Akhmat Grozni mposht Birminghamin

Odise Roshi duket se po kalon një formë të mirë këtë prag sezoni. Ai kërkon të jetë protagonist me ekipin e tij. Akhmat Grozni ka mundur ditën e djeshme Birminghamin në një miqësore me rezultatin 1-0.

Goli i fitores u shënua që në minutë e 3-të të takimit nga Rodolfo me anë të një penalltie të fituar nga Roshi. Fieraku e pa veten i vetëm përballë portuerit dhe ky i fundit e pengoi duke mos arritur të kap dot topin.