‘Qeveria shqiptare kundër SHBA’, Vasili: Ja paralajmërimi i fortë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar raportin e pak ditëve më parë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohej se paratë e pista në Tiranë po pastrohen në ndërtime.

‘Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë ne një parajse dhe lavatriçe kolosale te pastrimit te parave janë ne sytë e te grithe shqiptareve, por edhe te partnereve ndërkombëtare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situatën’, shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Shënimi i plotë i Petrit Vasilit:

DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Vetëm disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

DASH konfirmoi se Shqipëria është nen vëzhgim te rrepte për pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e këtij pastrimi.

Dhjetëra kullat ne Tirane janë prova e qarte, qe fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar ne këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore te tij.

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë ne një parajse dhe lavatriçe kolosale te pastrimit te parave janë ne sytë e te grithe shqiptareve, por edhe te partnereve ndërkombëtare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situatën.

DASH konfirmonte ne raport se:

‘Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore’.

‘Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri’, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte:

‘Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.

Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.

Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.’

Qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-se dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.

A mund ta pranojnë shqiptaret një qeveri antiamerikane?

Sigurisht që kurrë jo.