Seksi? Asnjëherë i mjaftueshëm

Belen Rodriguez është një ndër femrat më të bukura të ekranit italian, e cila po shijon romancën me Andrea Iannone.

Ndërkohë që flitej për një krizë në marrëdhënien e tyre, kampioni i Moto GP i ka hedhur poshtë spekulimet duke treguar një detaj për jetën intime.

I pyetur nga një fans në Instagram se si është seksi me modelen dhe moderatoren Rodriguez, ai i është përgjigjur: “Asnjëherë i mjaftueshëm”.

Pas kësaj shtoi se Belen është një vajzë me shpirt unik, prandaj është shumë i dashuruar pas saj.