Ja fjalët e para të Shaqirit si lojtar i Liverpoolit

“Dua të fitoj tituj me këtë skuadër”. Këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit pasi është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Liverpoolit

Shaqiri ka treguar në intervistën e tij të parë arsyet pse ju bashkua Liverpoolit, tri vite pasi ai kishte refuzuar që të shkonte në “Anfield”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky është një klub i madh me një histori të madhe, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai për ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Si lojtar dëshiroj të kem sukses në skenën e madhe të futbollit. Para disa viteve dëshiroja të vija, por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Dëshiroj që ta tregoj veten, dua të jap më të mirën dhe dua të fitoj titull. Për këtë jam këtu”, përfundoi Shaqiri.