Strazimiri ironizon me sekuestrimin e llogarive, ‘vetëm’ 5 muaj pas kapjes së 613 kg kokainë

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ndaj informacioneve sipas të cilave është urdhëruar sekuestrimi i llogarive bankare të personave të përfshirë në trafikimin e 613 kg kokainë.

Strazimiri ka ironizuar me të ashtuquajturin "operacion i rrufeshëm dhe i befasishëm", i ndodhur 5 muaj pas sekuestrimin të kokainës me vlerë 180 milion euro.

Ja postimi i plotë i Gent Strazimirit

“Me 28 shkurt partnerët kapën Kokainën e Maminasit, dhe "Forcën e Ligjit" me një vlerë 180 milionë euro!
Po vjen 28 korriku 2018 dhe më në fund na qenkan sekuestruar llogaritë bankare të autorëve ku jane gjetur jo me shumë se 100 mijë euro...
Ky "operacion i rrufeshëm dhe i befasishëm" pas 5 muajsh nuk u dha kohë trafikantëve të fshehin paratë e drogës!!!!!
Kaqë!”