Vrau bashkëshorten gjyqtare, Krimet e Rënda rrëzojnë Fadil Kasemin

Krimet e Rënda nuk kanë pranuar asnjë nga dy kërkesat e Fadil Kasemit, për të ndryshuar masën e sigurisë (arrest me burg) si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, i cili do të sillte rrjedhimisht dhe uljen e dënimit.

Ka kaluar tashmë një vit sorollatje dosja e Kasemit, por mesa duket së shpejti gjykimi do të vijë dhe për atë që më datë 31 gusht vrau gjakftohtësisht në mes të Tiranës ish gruan, gjyqëtaren Fildes Hafizi.

Pritet që në rast të mospranimit të gjykimit të shkurtuar, Fadil Kasemi të dënohet me burgim të përjetshëm. Prej thuajse një viti dosja e kësaj vrasje të rëndë dhe të bujshme është sorollatur mes gjykatave të vendit për shkak të kompetencave të shqyrtimit të saj.

Fadil Kasemi qëlloi dy herë ish gruan e tij, pak kohë pasi kishte përfituar nga një amnisti për të dalë nga burgu në fillim të vitit 2017. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Kasemi e qëlloi gruan teksa kjo e fundit ndodhej në makinën e saj.