Lojtari i Kombëtares merr licencën e trajnerit

Disa trajnerë të tjerë kanë përfunduar sot me sukses, provimin final të kursit disa javor të nivelit “UEFA B”, në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas afro katër javësh teorike dhe praktike, si dhe me testimin përfundimtar obligativ, ata kanë marrë sot diplomat përkatëse në Shkollën e Trajnerëve në Kamzë.

Nga data 18 qershor deri më sot, për një periudhë gati një mujore të gjithë kursantët ndoqën një program të detajuar teorik dhe praktik, dhe në fund, si zakonisht iu nënshtruan provimit përfundimtar.

Mes të diplomuarve, ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.