FOTO/ I kapën duke kryer marrëdhënie, ja çfarë i ndodhi çiftit gay

Një çift gay është turpëruar në publik pasi një gjykatë islamike në provincën Aceh, Indonezi i shpalli fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale brenda të njëjtës gjini.

Çifti si dënim u fshikullua më shumë se 80 herë me kamxhik përpara më shumë se 1,000 vetave pasi u kapën  nga një turmë homofobike.

Ata ishin në  mesin e 15 vetëve të tjerë që ishin të “programuar” për t’u dënuar atë ditë përballë një xhamie në kryeqytetin e provincës myslimane, Banda Aceh të premten. Ndër to ishte dhe një grua që ishte dënuar për shitje të paligjshme alkooli.

Të dy palët, si gruaja e alkoolit ashtu dhe çifti gay, u çuan në një platformë të veshur me të bardha, ndërsa një "ekzekutues" i maskuar  filloi t’i fshikullonte në shpinë.

Turma që ishte mbledhur brenda së cilës dhe turistë të ardhur nga Malajzia filluan të bënin foto dhe të bërtisnin “ gjuajuni më fort” teksa të dënuarit po goditeshin.