VIDEO/ Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam zbulojnë futbollistin e preferuar në këtë Botëror

Tre autorët e himnit të Kampionatit Botëror "Russia 2018" kanë arritur në Rusi.

Para finales së madhe, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë dhënë konferencë për shtyp si dhe kanë vazhduar me intervista për mediet atje.

Në konferencë, tre artistët janë pyetur edhe se cili ka qenë futbollisti i tyre i preferuar në këtë Botëror, ndërsa që të tre kanë thënë emrin e Cristiano Ronaldos.

Por Era ka veçuar edhe Lionel Messin, kurse ka shtuar se këtij Botërori i ka munguar shkëlqimi i Ronaldinhos.