Maradona tjetër ‘sulm’ Argjentinës: Me pasimet që mori, Messi u kthye në karrocë dore

Argjentina bëri një paraqitje të dobët në Botëror dhe të gjithë janë duke menduar se dhe Leo Messi ka pasur faj në eliminimin nga Kupa e Botës.

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, sulmoi sërish Kombëtaren e vendit të tij.

“Ata e donin Leon për të zgjidhur të gjitha problemet. Në fakt, me ato pasime të Biglias apo Enzo Perez, ai u kthye si një karrocë dore në kalldrëm”, tha Maradona.

Gjithashtu, ish-lojtari i Argjentinës i doli kundra edhe Federatës duke thënë: “Historia shkon përmes cilësisë së udhëheqësve. Argjentina nuk po bën dot një ekip konkurrues, edhe pse ka mjaft lojtarë që dinë të luajnë mirë futboll.

Unë marr shembull Davor Suker, të cilin e kisha partner te Sevilla. Ai e drejton Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me lojtarët. Ata kanë një ekip të përgatitur për të dhënë gjithçka në fushë dhe janë në finale të Botërorit”, përfundoi Diego Armando Maradona.