Mbytet 54-vjeçari në Vaun e Dejës, po peshkonte me rrjetë në ujërat e Drinit

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Vaun e Dejës gjatë ditës së djeshme, teksa ishte duke peshkuar me rrjetë në lumin Drin. Viktima është L.C, banues në Vaun e Dejës dhe nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.