VIDEO/ Kjo është monstra 5 metra që u kap nga peshkatarët

Peshkatarët që kërkonin një specie të peshkut ton në bregun e Kilit morën shumë më tepër sesa atë që po kërkonin; një peshk gjigant rreth 4.8 metra.

Peshku i zgjatur, i identifikuar si peshkaqeni gjigant i rrallë, habiti peshkatarët pasi ra në rrjetat e tyre në ujërat e cekëta të vendpushimit Iquique në Kiliun e veriut.

Pamjet tregojnë peshkun përbindshëm prej pesë metrash të shpërndarë nëpër kuvertë ndërsa peshkatarët kurioz e rrethojnë atë.