Pas Ronaldos, Juventusi përgatit edhe një tjetër blerje të bujshme

Ardhja e Cristiano Ronaldos shton ambiciet e Juventusit. Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë duke punuar intensivisht për t’i dhuruar teknikut Allegri një skuadër në lartësinë e duhur për të arritur tek trofeu i Champions League, trofe që u  mungon bardhezinjve që prej 1996-ës.

Me transferimin e Ronaldos, Juventus duket se i ka hapur rrugë afrimeve të lojtarëve me peshë, por edhe të kushtueshëm njëkohësisht.

Objektivi i radhës është Milinkovic Savic për të cilin “Zonja e Vjetër” ka gati planin për të mundur realizimin e këtij operacioni.

Për serbin është në garë edhe Reali i Madridit, teksa në krahun tjetër presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka vendosur çmimin 140-150 milionë euro për ta lënë të lirë Savic.

Kampionët e Italisë kanë një strategji të qartë për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Ata janë të gatshëm t’u japin bardhekaltërve njërin mes Cuadrados dhe Mandzukic.

Kolumbiani pëlqehet shumë edhe nga tekniku i klubit roman, Simone Inzaghi, dhe është për skemat e tij është personi i duhur.

Ndërsa Mandzukic mund ta kërkojë largimin pas dëshiron të rikthehet në rolin që ai luan atë të sulmuesit të qendrës gjë të cilën tek bardhezinjtë nuk po e bën dot pasi Allegri e ka spostuar në krah.