E rëndë/ Gjendet kufoma e të riut shqiptar në Greqi. Dyshimet

Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar, shkruan Zougla.gr.

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje  policia e zonës, policia e portit,  ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale.

Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të ‘hedhë dritë’ mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.